E Diel, 1 Nëntor 2026

Hysni Milloshi: Do punoj me Berishën. Ja si më ndihmoi LSI për të kandiduar

Komunistët kanë çelur zyrtarisht fushatën e tyre për zgjedhjet e 8 majit, duke prezantuar të tretin e Tiranës, kandidatin për kryetar bashkie, Hysni Milloshin. Përpara mbështetësve të mbledhur në muzeun historik, Milloshi ka sulmuar drejtuesit e Partisë Socialiste dhe ka deklaruar se do punojë me Berishën.

Bisedoi: Ardit Rada

Z. Milloshi, ju keni qenë kandidati i fundit i bërë publik për kreun e Tiranës. A ishte kandidimi juaj një vendim i marrë në strukturat e partisë dhe i diskutuar apo është një vendim i marrë minutën e fundit?

Vendimi është marrë që prej pesë muajsh që Partia Komuniste të merrte pjesë në zgjedhje në të dyja nivelet që do të thotë për kryetar bashkish dhe komunash ashtu edhe për këshilltarë. Por ndodhemi përballë një të papriture sepse Gjykata Kushtetuese kur mori në analizë Kodin Zgjedhor kishte hequr vetëm atë pjesë që kishte të bënte me zgjedhjet parlamentare lidhur me ato mijëra firma, certifikata, noterizime etj, ndërsa kodin e kishte lënë siç kishte qenë vetëm për zgjedhjet vendore. Kështu që Partisë Komuniste i krijohej një vështirësi shumë e madhe për të garuar, madje rrezikohej për të mos marrë pjesë në asnjë nivel. Lidhur me Tiranën, ne luftuam që të regjistronim kandidatët për këshill bashkiak dhe kandidatin për kryetar bashkie. Përse? Fare thjeshtë! Për faktin se PK vendosi të hyjë e vetme ne zgjedhje sepse partitë e majta që u bashkuan ne koalicionin Aleanca për të Ardhmen, nuk pranuan kurrsesi që Partia Komuniste të ishte ne koalicion. Ne lutje për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës nuk kemi bërë, por kemi pasur kontakte dhe jemi shprehur që nëse do të na shtrihej dora për të qenë në koalicion, aq më tepër kur morëm vesh se Kodi Zgjedhor është po ai, ne kemi qenë dakord. Kjo bisedë me përfaqësuesit e opozitës është bërë më 17 mars. Ndërsa me 18 mars, një ditë më vonë, Partia Socialiste thërret 24 parti, por jo Partinë Komuniste në bisedime. Ndër këto parti edhe Partinë e Punës e Riorganizuar e pranon në koalicion, ndërsa Partinë Komuniste nuk e thërret me pretendimin se ne mbrojmë Enver Hoxhën. Ne akoma nuk e kuptojmë se çhyn Enver Hoxha në zgjedhjet vendore aq më tepër nuk e kemi të qartë se si PS bëri koalicion me një fraksion të një ish parti të themeluar në vitin 1998 dhe që ka pjesë të saj Ilir Hoxhën dhe Muho Asllanin, dhe le Partinë Komuniste jashtë koalicionit. Interesant është fakti se ndryshe nga të gjithë partitë e tjera, ne e kemi me statut që te gjithë ish-anëtarët e Byrosë Politike, Komitetit Qendror apo ish-ministra te kohës së socializmit, nuk lejohen të marrin pjesë qoftë dhe si anëtarë në partinë tonë. Ne kemi patur humbje të mëdha në shumë rrethe për arsyet e plotësimit të dokumentave, por në Tiranë mundëm që të regjistrojmë partinë në të dy nivelet. Ju sqaroj se dhe në zgjedhjet e vitit 2007, ne kemi marrë pjesë të vetëm dhe me kandidatët tanë. Ndryshimi i vetëm është se ndonëse atëherë nuk pati reaksion, jam krejt i befasuar se këto 2-3 ditët e fundit ka patur një reagim shumë intensiv nga Partia Socialiste në lidhje me kandidimin tim.

Sipas mediave thuhet se ju keni pasur një marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të siguruar dokumentacionin e duhur që te hyni në garë me kandidatët tuaj me qëllimin që të përçani sado pak elektoratin e majtë. Sa e vërtetë është kjo?

Gjatë kësaj kohe ne mësuam se Kodi Zgjedhor është i tillë që na krijon pamundësi për të marrë pjesë në ato njësi vendore ku nuk kemi këshilltarë. Ne synuam, skemi pse të tregohemi jo të sinqertë, që në disa raste të sigurojmë ndonjë mandat këshilltari për të plotësuar dokumentacionin sipas ligjit. Na ka ndodhur që disa këshilltarë në dy tre rrethe, këshilltarë të majtë, kanë kaluar me Partinë Komuniste jo vetëm në mënyrë fiktive.

Po rasti i zonjës Natasha Lekdushi? A ka qenë një marrëveshje fiktive me LSI-në për tju ndihmuar?

Unë nuk jam marrë me këtë punë pasi ne kemi sekretarin për çështjet zgjedhore që kujdeset për këto çështje. Zonja Lekdushi ka qenë këshilltare e Partisë Socialiste përpara se të kalonte me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Çdo gjë është bërë në rrugë shoqërore ndërmjet sekretarit për çështjet zgjedhore dhe saj. Kam informacion që ajo ka kaluar me Partinë Komuniste, por unë për momentin nuk mund të siguroj nëse ajo do vazhdojë të qëndroje nën siglën tonë apo jo. Ne si Parti Komuniste në Komisionin Zgjedhor kemi dërguar dokumenta edhe me mandat këshilltari, edhe pa mbështetjen e ndonjë këshilltari. Dokumentacioni ka qenë i rregullt me përjashtim se nuk kemi çuar 6 mijë certifikata të cilat i kishim të pamundur ti siguronim. Na janë bërë nga KQZ dhjetë vërejtje nga të cilat 9 i kemi realizuar dhe njëra mbeti e pa realizuar.

Ne nuk kemi bërë negociata me LSI-në fare madje ajo ska lidhje këtu. Siç ua thashë, zonja Natasha Lekdushi ka kaluar me dëshirën e saj me Partinë Komuniste. Se sa konsekuente do jetë ajo në vazhdim, unë nuk e di. Vendimi i kalimit të Natasha Lekdushit me PK, është firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj i cili vërtetë i përket LSI-së, por kushdo që të ishte do ishte i detyruar ta firmoste pasi ka disa rregulla.

Ka pretendime se kandidimi juaj synon ti shkëpusë disa vota të majta Partisë Socialiste. Cili është komenti juaj mbi këtë hipotezë?

Më është bërë kjo pyetje në disa televizione këto kohë. Shtrohet pyetja se mos ne jemi futur në zgjedhje të dëmtojmë Edi Ramën?! Ne jemi futur si parti më vete jo sepse jemi kundër koalicioneve por nuk na kanë pranuar si pjesë të tyre. Ne nuk marrim as votat e zotit Edi Rama dhe as votat e Lulzim Bashës. Ne marrim ato vota të anëtarëve tanë, votat e familjeve të tyre dhe të simpatizantëve.

Ju keni mbështetur Edi Ramën në zgjedhjet e vitit 2003 për kryebashkiak të Tiranës. Çfarë u bë pengesë për të vazhduar e njëjta taktikë dhe në këto zgjedhje?

E kemi mbështetur. Madje dhe në vitin 2007 edhe pse kemi patur kandidatin tonë Vasil Kushi, ka qenë më tepër kandidaturë simbolike. Por sot ne do të votojmë për Partinë Komuniste pasi ndjehemi të përjashtuar dhe nuk i kemi borxh askujt, përkundrazi në shumë komuna dhe bashki nuk kemi mundur të futemi në zgjedhje pasi komisionerët socialistë na kanë nxjerrë pengesa dhe skanë qenë dakort me ne. Me një fjalë, u zbuluar një farë poshtërsie se ata kanë qenë kundër pjesëmarrjes tonë me pretendimin se komunistët skanë nga tia mbajnë dhe votat e tyre ti kalojnë Partisë Socialiste.

Pavarësisht se pretendimeve tuaja për të qeverisur kryeqytetin pas zgjedhjeve janë minimale, a keni ju një plan konkret për menaxhimin e Tiranës?

Ne së pari nuk jemi parti elektorale, por ideologjike. Komunistët

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›