I Fundit/ Po instalonin ndriçimin rrugor, i kap korrenti. Humb jetën një punonjës i bashkisë,

Një punonjës i Bashkisë së Tropojës ka humbur jetën pasi u zu nga korrenti, teksa po punonte për vendosjen e ndriçimit rrugor.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve për vendosjen e dritave të rrugës. Punonjësit kanë qenë duke kryer ndërhyrjet kur janë prekur nga rryma elektrike.
Si pasojë, një prej punonjësve ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore.