E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë/ Ndez zjarrin në “Qafën e Petës”, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, në fshatin Petë.

Sipas Policisë, shtetasi A. S., banues në fshatin Mallkeq, dyshohet se ka ndezur zjarrin, i cili më pas është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri. Për këtë rast, ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit. Sipas Policisë, gjatë shoqërimit të 52-vjeçarit, ata kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe më pas janë larguar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›