E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuari për vrasjet në Fort Hood do të përfaqësojë veten

Një gjykatës ushtarak vendosi që psikiatri i  ushtrisë i akuzuar në 2009 për shtënie me armë në bazën Fort Hood mund të përfaqësojë veten në gjyqin e tij nën akuzat për vrasje.
 
Gjykatësi vendosi se major Nidal Hasan, është mendërisht i aftë në vendimin e tij për të shkarkuar avokatët, dhe se ai do të pyesë më shumë se 20 ushtarë për të cilët Hasan akuzohet se i plagosi. 
 
Avokatët e Hasanit do të mbeten si këshillues dhe mund të thirren nëse ai kërkon ndihmën e tyre.
 
Hasan përballet me dënimin me vdekje ose burgim të përjetshëm pa kusht, nëse shpallet fajtor për 13 vrasje me paramendim dhe 32 akuza për tentativë vrasje me paramendim.
 
Përzgjedhja e jurisë është caktuar të fillojë të mërkurën dhe të deklaratat e hapjes janë planifikuar për më 1korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›