E Diel, 1 Nëntor 2026

I akuzuari pranon fajin Akt i tmerrshem por i domosdoshem

Si pasoje e ketyre sulmeve kane vdekur deri tani 93 persona ndersa 97 jane plagosur. Edhe me tej ka disa persona te zhdukur. Qyteti Oslo dhe Norvegjia kane ndryshuar ne teresi brenda nje kohe te shkurter. Pikellimi eshte i thelle ne vecanti ne Oslo. Ne shume vende njerezit vendosin lule dhe ndezin qirinj. Vende - vende shihen nga 30 apo 40 vete te mbledhur te cilet ne qetesi i hidhen njeri-tjetrit ne perqafim dhe qajne se bashku. Ne katedralen e Oslos shihen pamje impresionuese dhe shqetesuese shume njerez presin ne radhe per te nderuar viktimat. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Njerezit ngushllojne njeri-tjetrin.

Shume norvegjeze duan te ndezin qirinj duan te shprehin pikellimin e tyre dhe te ndajne dhembjen me te prekurit. Njerezit ne kete qytet dhe mbase ne tere vendin jane bere me unik. Askush nuk mund dhe ende nuk do ta kuptoje se cfare ka ndodhur diten e premte sepse ngjarjet ishin kaq te tmerrshme sa qe duken te pabesueshme.

I arrestuari pranon fajin

Anders Behring Breivik 32 - vjecari i arrestuar ka pranuar te flase. Avokatet bejne te ditur se ai ka pranuar te dy veprat vendosjen dhe aktivizimin e lendes shperthyese ne zonen qeveritare ne Oslo si dhe vrasjen e shume te rinjve ne ishullin e afert. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anders Behring Breivik pranon fajin.

Sipas te gjitha gjasave keto vepra te tmerrshme ai i ka planifikuar per nje kohe te gjate. Pak para ketyre sulmeve ai ka vene ne internet shume fjalime ne nje gjatesi prej 1.500 faqesh. Fjala eshte per te ashtuquajturen lufte e racave imigrimet si dhe dhunen kunder myslimaneve dhe komunisteve. Sipas mediave norvegjeze ne nje vend ai tekstualisht shkruan Evropa duhet te shpetohet nga ndryshimet kulturore dhe islamizimi.

Shpjegimet e atentatorit

32- vjecari e ka quajtur vepren e tij si te tmerrshme por te domosdoshme bejne te ditur burimet e infromuara mire. Ne shtepine e tij rreth 140 kilometra nga Oslo i akuzuari ka pergatitur per nje kohe te gjate nje bombe me te cilen do te sulmonte zonen qeveritare. Per nje kohe te gjate kishte mbledhur lendet e duhura per ndertimin e bombes.

Ne spitalet e ketij rajoni po trajtohen edhe me tej me dhjetera te plagosur. Disa prej tyre ende jane ne gjendje kritike. Sipas autoriteteve policore ende nuk dihet asgje per kater te rinj te cilet kane bere perpjekje qe nga ekzekutimi ne ishullin Utoya te ikin permes detit. Njesite e shpetimit jane duke kerkuar te zhdukurit me qene zhytes dhe me nje nendetese te vogel.

Autor Carsten Vick/Bahri Cani

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›