Terrori helmon mendimin

Terrori ne keto permasa te le pa fjale - pak rendesi ka nese vjen nga e djathta apo e majta nga fundamentalistet e njeres apo tjetres fe nga grupe te organizuara apo autore qe veprojne te vetem. Dhe per nje viktime te terrorizimit thjesht nuk ka rendesi se per cfare idealesh apo ne emer te kujt behet terror apo lendohet. Pasi viktimat e terrorit jane te pafajshme. Dhe pikerisht per kete arsye terrori eshte aq i urryer pavaresisht se nga kush ushtrohet.
Terrori eshte i tille pasi ka nje rreze me te gjate se viktimat direkte. Terrori ngjall frike a do te jete valle qyteti im avioni im aktiviteti ku do marr pjese objektivi i ardhshem Para se gjithash politikanet kerkojne vazhdimisht te mos kemi frike nga terrori dhe te mos ndryshojme ne asnje menyre sjelljen tone. Ndryshe terrori do te kete fituar. Kjo eshte e vertete
Por terrori ngjall edhe me shume frike frika nga atentatoret e mundshem. A mos valle eshte i rrezikshem fqinji im apo njeriu qe ulet prane meje ne tren sepse ka mjeker veshje te caktuar apo sepse eshte mysliman apo thjesht ka pamjen e nje te huaji E qarte eshte se terrori helmon te menduarit Pasi frikerat prodhojne paragjykime dhe frika ekstreme madje edhe fobi. Puna nuk duhet te arrije deri ketu ne shoqerite demokratike
Ashtu si sukseset elektorale mbreselenese te koheve te fundit te partive kunder te huajve dhe fese islame ne shume vende evropiane edhe oret e para pas atentateve ne Norvegji tregojne se sa i helmuar eshte te menduarit ne Evrope.
Dukej sikur rrethanat ishin te qarta Norvegjia ka nje kontingjent trupash ne Afganistan dhe merr pjese ne sulmet ajrore te NATO-s ne Libi. Pra per bombat ne lagjen qeveritare ne Oslo duhej te ishte pergjegjes pa dyshim vetem nje mysliman. Dy ore e gjysme me vone ndodhi masakra ne kampin e te rinjve konkluzioni serish dukej se ishte i qarte - a nuk eshte karakteristike e Al Kaides te sulmoje njekohesisht ne disa vende
Edhe lajmet pasuese nuk i lekunden arsyetimet e eksperteve per terrorizmin ne televizionin gjerman. I arrestuari ka nenshtetesine norvegjeze Ate e kane shume imigrante myslimane I arrestuari eshte bjond dhe me sy te kalter Atehere me siguri eshte fjala per nje vendas te konvertuar ne fene islame Dihet se te konvertuarit jane perkrahes vecanerisht radikale te besimit te tyre te ri. Ne Gjermani kjo dihet me e voneta qe prej zbulimit te te ashtuquajturit Grupi i Sauerlandit kater vjet me pare.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Felix Steiner komenton.
Cfare mendojne valle myslimanet qe jetojne paqesisht ne Gjermani perballe deklarateve te tilla ne televizionin gjerman Eumlshte e kuptueshme qe ne nje mbremje te tille ata ndihen te perjashtuar dhe jo te pranuar. Edhe momente te tilla mund te helmojne te menduarit.
Nderkohe e dime se burri i arrestuar ne lidhje me atentatet ne Norvegji nuk eshte mysliman perkundrazi nje i krishtere radikal. Per te gjitha konkluzionet e tjera eshte shume heret. E sigurte eshte nje gje terrori eshte nje akt i urryer. Ne radhe te pare per shkak te viktimave. Por edhe sepse helmon ne menyre masive te menduarit.
Autor Felix Steiner
Redaktoi Eliana Xhani