E Shtunë, 31 Tetor 2026

I armatosuri kercenon te vetevritet ne presidencen serbe

Nje person i armatosur me dy granata dore ka tentuar te hyje ne presidencen serbe ne qender te Beogradit. Sipas informacioneve te mediave vendase, personi ende i paidentifikuar, ka kercenuar te vrase veten.

Ai ndodhet ne hyrje te nderteses dhe ka hequr siguresen e njeres prej granatave. Mesohet se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes. Nuk ka te dhena nese presidenti Boris Tadic ndodhet ne presidence, ndersa nje nate me pare ai darkoi atje me nenpresidentin amerikan Biden.

Vetem pak ore me pare Biden u largua nga Beogradi dhe ndodhet per vizite ne kryeqytetin e Kosoves.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›