E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Gruevski: Ska ndryshime ne qeveri

Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski ka deklaruar sot se nuk ka ne plan te beje ndryshime ne qeverine e tij.

Reagimi i kreut te qeverise erdhi pas disa lajmeve te publikuara ne media, se lideri i BDI-se Ali Ahmeti i kishte kerkuar atij zevendesim te disa anetareve te kabinetit.

Gruevski ka mohuar lajmet se disa anetare te BDI-se i kane bere presion Ahmetit qe te kerkoje ndryshime ne radhet e ekzekutivit.

Sipas mediave, Ali Ahmeti dhe daja i tij, Fazli Veliu jane te pakenaqur me punen e disa ministrave dhe per pasoje kane kerkuar zevendesimin e tyre.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›