I arrestuar për aferën e inceneratorëve, Berisha: Enver Sheshi u vra qëllimisht pasi vendosi të fliste, të hetohet vdekja

Kryetari i Partisë Demokratike, zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama për vrasjen e Enver Sheshit, i cili ishte arrestuar për aferën e inceneratorëve ndërsa humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak. Në një dalje për mediat ndërsa thotë se viktima ishte pjesë e mafies qeveritare sipas Berishës dyshimet shkojnë se ai u vra qëllisht pasi kishte vendosur të fliste.
Për Berishën pas kësaj skene fshihet kryeministri Edi Rama ndërsa kërkoi zbardhjen e vdekjes së tij.
“Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësave.
Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste. Dhe pas kësaj, xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, e cila ka për kokë direkt, Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve, ta çojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm” tha Berisha.
Ndaluar tek kamerat e vendosura në shtyllat elektrike në disa akse rrugore në Shkodër, për Berishën dëshmon ekzistencën e mafias në vend.
‘Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës. Krimi vendos kudo. Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit. Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera.
Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar.’ tha Berisha.
/rtsh.al/