E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I arrestuar për falsifikim dokumentesh për grupet kriminale/ KLP pezullon nga detyra prokurorin e Kukësit!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një mbledhjeje urgjente pezulloi nga detyra drejtuesin e organit të akuzës në Kukës, Xhevahir Lita.

Ky vendim erdhi pas operacionit “Metamorfoza”, ku u firmosën 16 fletë arreste, mes të cilëve edhe për prokurorin Lita, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, ka kryer korrupsion dhe ka falsifikuar dokumentet për llogari të grupeve kriminale.

SPAK thotë se Lita ka mbyllur dosjet per anetaret e grupit Bajri. pezullimi do të jete ne fuqi deri në daljen e Apelit të Posaçëm me një vendim të formës së prerë, e deri atëherë, në krye të prokurorisë se kukesit do të jetë Enkeleda Hoxha, e cila është betuar në 2020-n.

“Metamorfoza” çoi në prangosjen e disa emrave të rëndësishëm nga radhët e agjencive ligjzbatuese, mes tyre edhe ish drejtuesin e operacionales, Oltion Bistri. nderkohe ne pranga perfundoi edhe biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Xhevahir Lita e ka punuar  me here edhe në organin e akuzes te kryeqytetit.

Kanë qenë përgjimet e dala pas dekodimit të dy aplikacioneve , SKY dhe ENCRO nga EuroJust qe zberthyen aktivitetin e grupit te strukturuar criminal ku bente pjese ish zyrtari I policise Bistri dhe ish drejtuesi i prokurorise se Kukesit Lita. Nga pergjimet u zbulua se biznesmeni gjoka, pjestare te klanit bajri dhe bosi I lojrave te fatit Ervisa Martinaj kishin  porositur disa ekzekutime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›