E Diel, 1 Nëntor 2026

I biri i politikanit kirkiz arrestohet në Londër

Gazeta Shqip

Akuzohet për mashtrim

Policia në Londër arrestoi djalin e ish-presidentit të Kirkizistanit Kurmanbek Bakiyev, i cili jeton në ekzil, pas një kërkese nga SHBA për ta ekstraduar atë nën akuzat për mashtrim.

Maxim Bakiyev, 34 vjeç, u arrestua nga policia i akuzuar për komplot për mashtrim dhe komplot për të dëmtuar drejtësinë. I ati i tij u rrëzua në vitin 2010 dhe ai është shpallur në kërkim edhe në vendin e lindjes. Ai mbërriti në Britaninë e Madhe vitin e kaluar me një aeroplan privat. Kirkizistani, e cila shihej dikur si republika ish-sovjetike e Azisë Qendrore më e qëndrueshme dhe liberale, u zhyt në kaos më 2005 kur një revoltë popullore rrëzoi Presidentin e kohës, Askar Akajev, dhe solli në pushtet Kurmanbek Bakiyev.

Pasi u rrëzua në vitin 2010, Bakiyev fitoi azil politik në Bjellorusi. I biri akuzohet se ka manipuluar në një kontratë për të shitur karburant për një bazë shumë të rëndësishme amerikane në Kirkizistan. Kjo bazë shërben për operacionet amerikane në Afganistan.

I biri i politikanit kirkiz arrestohet në Londër burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›