BE merr Nobelin per paqe

Çmimi Nobel për paqen për vitin 2012 i është dhënë Bashkimit Europian që për më shumë se 60 vjet ka kontribuar në avancimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Europë. Një çmim ky që vjen si surprizë në një nga fazat më kritike të Bashkimit Europian që ndodhet përballë provës së vështirë të krizës ekonomike. Duke dhënë lajmin zyrtar në Oslo, presidenti i komitetit norvegjez Jagland, ka theksuar se Be ka kontribuar këto 60 vjet për paqen dhe demokracinë. Ai e ka motivuar dhënien e çmimit, pais komiteti ka rindërtuar ngjarjet historike që kanë ndodhur që pas lufte e deri më sot, me nëj vëmendje të vecantë te kriza ekonomike. Bashkimi europian ndodhet aktualisht në një fazë të një vështirësie të madhe ekonomike si dhe tensionesh sociale. Por roli i stabilizimit nga ana e BE-së ka kontribuar në transformimin e pjesës më të madhe të europës nga një kontinet lufte në një kontinet paqeje. Të parët që kanë reaguar ka qenë presidenti i parlamentit europian Martin Shulc i cili është shprehur i nderuar dhe i prekur. Po në “Tuitter” dhe presidenti i komisionit europian Barozo ka shkruar se është një nder i madh për të gjithë Bashkimin europian dhe për të gjithë 500 milion qytetarët e BE-së ky çmim Nobel i paqes. Për presidentin e këshillit europian Herman Van Rompi, bëhet fjalë për një nder të madh dhe për mirënjohjen më të fuqishme të mundshme të arsyetimeve më të thella politike ndaj Bashkimit Europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel nga ana e saj thekson se ky çmim është një inkurajim për përpjekjet e përbashkëta për paqe. Kryeministri i Norvegjisë Jens Stoltenberg ka përuruar Bashkimin Europian për marrjen e çmimit të paqes por ka ritheksuar se anëtarësimi i Norvegjisë në BE nuk është në axhendën e Oslos.