E Martë, 3 Nëntor 2026

I biri qëlloi për vdekje 4 nxënës dhe plagosi 6 të tjerë, e ëma shpallet fajtore

E ëma e 15-vjeçarit Ethan Crumbley, i cili qëlloi për vdekje 4 nxënës dhe plagosin 6 të tjerë në një shkollë të mesme në Miçigan, është shpallur fajtore për vrasje të pavullnetshme.

Vendimi shënon herën e parë që prindi i një nxënësi vrasës dënohet për ngjarjen, ndërsa pritet që të çojë edhe në përgjegjësinë e ardhshme penale të prindërve të të miturve që kanë qëlluar në masë.

Jennifer Crumbley u akuza për neglizhencë sepse nuk kishte njoftuar zyrtarët e shkollës se familja e saj kishte armë, duke përfshirë një pistoletë 9 mm që u përdor nga djali i saj. Hetimet erdhën pasi u zbulua një vizatim makabër i 15-vjeçarit ku tregonte atë që do të bënte. Ai kishte vizatuar pikërisht pistoletën që kishte në shtëpi, shoqëruar me shkrime: “mendimet e mua nuk do ndalen. Bota ka vdekur. Jeta ime është e kotë”.

Sipas hetuesve, nëna e tij e dinte që arma e vizatuar nga i biri ishte ajo që kishin në shtëpi dhe pavarësisht kësaj ajo nuk mori asnjë masë. Më vonë u gjet edhe një mesazh tekst ku ajo i shkruante të birit “mos e bëj atë”, dërguar 1 orë para se të ndodhte ngjarja.

Përveç këtyre, Crumbley akuzohet se ka injoruar problemet e shëndetit mendor të djalit të saj.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2022, ndërsa Ethan, tani 17 vjeç, ndodhet në burg ku po vuan dënimin e përjetshëm./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›