E Martë, 3 Nëntor 2026

Sebastian Pinera, ish-presidenti i Kilit vritet në një aksidenti ajror

Ish-presidenti kilian Sebastian Pinera ka vdekur në një aksident me helikopter, tha ministrja e Brendshme, Carolina Toha në një konferencë shtypi.

Presidenti kilian, Gabriel Boriç shpalli tre ditë zie kombëtare dhe urdhëroi një funeral shtetëror.

Përplasja ndodhi në komunën e Lago Ranco në Region de Los Rios, ku kishte rënë shi i madh, sipas gazetës kiliane “La Tercera”.

Ish-kreu i shtetit, 74 vjeç, po pilotonte vetë helikopterin.

Ai ka humbur kontrollin pranë bregut të liqenit me të njëjtin emër, Lago Ranco dhe është përplasur në ujë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kilit, përveç Pineras, në bord kishte edhe tre persona të tjerë, të cilët mundën të arrinin në breg pas përplasjes dhe mbijetuan.

Konservatori Pinera ishte president i vendit të Amerikës së Jugut nga 2010 deri në 2014 dhe nga 2018 në 2022. Ai u pasua në mars 2022 nga politikani i majtë Boriç.

Ish-presidentë të shumtë dhe aktualë nga Amerika Latine shprehën ngushëllimet e tyre, përfshirë presidentin e Argjentinës, Javier Milei dhe presidentin e Uruguajit, Luis Lacalle Pou.

”Sebastian Pinera ishte një mik i mirë personal dhe një aleat i madh i Kolumbisë”, shkroi ish-presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos në X.

Ish-presidenti meksikan Felipe Calderon tha se “Kili ka humbur një nga presidentët e tij më të mirë”.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›