E Diel, 1 Nëntor 2026

I copëtoi dhe i futi në valixhe vjehrrit shqiptarë, Gjykata italiane jep vendimin për Elona Kaleshan

I copëtoi dhe i futi në valixhe vjehrrit shqiptarë, Gjykata

Elona Kalesha, autorja e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Teuta dhe Shpetim Pashko, të zhdukur në nëntor të 2015, eshtrat e të cilëve u gjetën në dhjetor të vitit 2020 u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Lartë e Firences me 30 vite brug.

Ajo akuzohet për vrasje të dyfishtë, përçmim dhe fshehje të trupit. Gjyqi u zhvillua në Santa Verdiana në Firence.

Elona Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim dhe sipas hetuesve ajo kishte si qëllim që të eliminonte ‘vjehrrit’, për t’u marrë 40-mijë eurot, por edhe për shkak se mendohet se ajo e urrente nënën e Taulanit, pasi Teuta nuk e donte nusen e djalit.

Përveç debateve të tjera, hetimet treguan se në familjen Pasho kishte pasur shpesh grindje, madje mamaja e Taulantit, Teuta i kishte thënë që të zgjidhte mes familjes dhe Elonës.

Vrasja ka ndodhur një ditë përpara se Taulanti, djali i çiftit që u vranë nga Elona, të lirohej nga burgu, ndërsa ata ishin në gjumë.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes.

Një valixhe, pastaj një tjetër dhe një tjetër, ishin katër valixhe të cilat, pas zbulimit të së parës, dolën nga një fushë midis autostradës Firence-Piza-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Brenda, ishin mbetjet e frikshme të një burri dhe një gruaje. Ishte dhjetori i vitit 2020 dhe brenda pak ditësh karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos , bashkëshortëve shqiptarë të zhdukur që prej 1 nëntorit pesë vite më parë.

Ata nuk ishin zhdukur, por rezultuan të ishin viktima të një vrasjeje . Kush mund t'i kishte vrarë ata? Duke marrë parasysh një diferencë të konsiderueshme kohore, prokurori u përqendrua në rrethin familjar të çiftit dhe në pak ditë rrethi u shtrëngua rreth Elona Kaleshës, në momentin e zhdukjes, ajo ishte e dashura e djalit të Pashos, Taulantit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur në banesën në via Fontana, në Firence, të cilën gruaja e kishte marrë me qira në emrin e saj.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›