I dehuri plagos me thikë tre bashkëfshatarë
Lushnjë
Dehet duke konsumuar pije alkoolike në lokal dhe plagos me thikë tre të rinj, pas një zënke të çastit. Policia e Lushnjës ka vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës Agron Topallin, 34 vjeç, banor i fshatit Mizë Divjakë, për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Sipas burimeve të policisë, 34-vjeçari Topalli ka qenë duke konsumuar pije alkoolike mbrëmjen e së mërkurës në një kafene të fshatit ku ndodheshin edhe tre të rinj. Për shkak të tejkalimit të konsumimit të alkoolit, ai ka ofenduar tre rinj, bashkëfshatarë të tij. Ky ka qenë shkaku i lindjes së një debati mes tyre. Por, 34-vjeçari Topalli nuk është mjaftuar vetëm me ofendimet, por i ka sulmuar tre të rinjtë, duke i plagosur me thikë. Për shkak të sulmit kanë mbetur të plagosur E. Z, 22 vjeç, T. Z , 16 vjeç dhe R. H 25 vjeç, që të tre lindur dhe banues në fshatin Mizë Divjakë të Rrethit të Lushnjës. Tre të rinjtë janë shoqëruar menjëherë për në spitalin e Lushnjës ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë çdo rreziku për jetën.
I dehuri plagos me thikë tre bashkëfshatarë burimi: Gazeta Shqip