E Martë, 3 Nëntor 2026

I dënuar me 19 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Vlorë 53-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar 53-vjeçarin Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj i cili ishte i shpallur në kërkim nga shteti Italian si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

“53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Catanias, Itali, e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.

Lorenc Kapllani (Sadikaj) u arrestua në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›