SPAK konfiskon 6 pasuri të paluajtshme të Erjet Strefi, në kërkim si pjesë e një grupi kriminal

SPAK ka konfiskuar 6 pasuri të Erjet Strefi dhe bashkëpunuesve të tij. Strefi është shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që operonte në Çeki dhe Holandë.
SPAK ka konfiskuar:
- Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
- Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
- Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
- Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMW”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S
“Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë”, thuhet në njoftimin e SPAK.
/rtsh.al/