E Martë, 3 Nëntor 2026

I dënuar me 2 vite burg, ekstradohet nga Gjermania Akil Qeleposhi

Akil Qeleposhi është ekstraduar nga Gjermania për të kryer dënimin e tij në Shqipëri, ku Gjykata e Apelit e Shkodrës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për posedim të municionit luftarak.

33-vjeçari mbërriti në Rinas pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden.

Në 2022 ai u dënua me 23 muaj  e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”.

Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në 2020 iu gjet me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›