E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar me 7 vite burg për trafik dr*ge, ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari (EMRI)

Është ekstraduar drejt Italisë shtetasi Fatjan Stafa, alias Fatjan Dushku, 40 vjeç, banues në Shijak, i dënuar me 7 vite, 7 muaj e 12 ditë burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

aleks ndreka ekstradimi

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit në Firence.

Ky shtetas, gjatë periudhës mars 2009–korrik 2013, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuar lëndë narkotike kokainë nga Holanda në Itali, duke luajtur rolin e ndërmjetësit mes palëve deri në dërgimin e lëndës narkotike te shpërndarësit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›