E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI- Iu gjetën armë zjarri dhe jelek antiplumb në banesë, arrestohet 41-vjeçari, i përfshirë në aktivitete të paligjshme

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi u kap duke mbajtur armë zjarri pa leje. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se bëhet fjalë për Elton Andreicën, i njohur edhe me mbiemrin Muça, i cili në momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët e Policisë që ishin vënë në ndjekje të tij.

policia-ksmail

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një pistoletë pa leje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua edhe një jelek antiplumb.

Sipas të dhënave paraprake, 41-vjeçari rezulton person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai dyshohet se ka kundërshtuar edhe më herët efektivët e Policisë gjatë ndërhyrjeve për arrestimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon dyshimet për përfshirjen e tij në aktivitete të tjera të paligjshme, veçanërisht në shitjen e armëve të zjarrit.

Kush është Elton Andreica?

Raportohet se në maj të 2025, Elton Andreica alias Muça, është vetëplagosur aksidentalisht në banesë në fshatin Marikaj të Vorës me armën që e mbante pa leje.

Më pas, ai ka shtënë disa herë që të inskenonte një atentat ndaj tij. Për të penguar zbulimin e ngjarjes, 41-vjeçari me dy mbiemra ka hequr DVR-në e një kamere të sigurisë pranë banesës së tij.

Njoftimi i policise per arrestimin: 

Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), jelek antiplumb, municion luftarak, mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë, automjet dhe celular.

Arrestohet në Marikaj, një 41-vjeçar, i cili duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi, transportonte armën e zjarrit, me qëllim trafikimin.

Gjatë arrestimit, 41-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. A.(M.), 41 vjeç, banues në Vorë.

41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.

Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›