I dënuar me burg në Zvicër, arrestohet në Durrës 25-vjeçari

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Portin e Durrësit.
25-vjeçari do udhëtonte drejt Italisë nga Porti i Duyrrësit, ndërsa është dënuar nga Gjykata e Zvicrës me 27 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Zvicër, për ekstradimin e 25-vjeçarit.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.
Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/