E Hënë, 2 Nëntor 2026

“I dënuar me burgim të përjetshëm për drogë “, mediat greke japin detaje të reja për çiftin shqiptar të arrestuar në Athinë

Mediat helene kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e sotme e ndodhur në Athinë, ku një çift shqiptarësh janë arrestuar, pasi në makinën e marrë prej tyre me qira u gjetën armë dhe eksploziv.

Sipas mediave helene, burri i arrestuar është i moshës 39-vjeç ka dhe qenë edhe më parë i dënuar.

“Protothema” shkruan se 39-vjeçari shqiptar ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2008-të pas akuzave për trafik droge, por u lirua nga burgu pas 7 vitesh.

Kujtojmë që arrestimi i çiftit shqiptar ndodhi gjatë një kontrolli rastësor të policisë në Athinë.

Gjatë kontrollit u gjet e fshehur në një çantë blu një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.

Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e armëve. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›