E Hënë, 2 Nëntor 2026

Laborator droge në Tiranë, bimët ishin kultivuar në një ndërtesë të Kadastrës

Një laborator droge është zbuluar në Tiranë në rrugën Hamdi Pepo. Laboratori  i kanabisit ndodhej në katin e 2 të një magazine shtetërore ku dyshohet se për një kohë të gjatë një grup kriminal kishte shfrytëzuar këto ambiente për të kultivuar kanabis.

Brenda këtyre ambienteve ishin të instaluara llamba dhe pajisje të tjera që ndihmonin në kultivimin e bimës narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë shoqëruar  të paktën 6 persona, por ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Në total sipas policisë janë gjetur 105 rrënjë kanabis. Ndërkohë burime bëjnë me dije se kati i parë i ndërtesës i përket agjencisë shtetërore të kadastrës.

Ka qenë ish deputeti Halit Valetri i cili kohët e fundit është emëruar në një pozicion drejtues në kadastër, që ka ardhur për të inspektuar këto ambiente të katit të parë.

Në katin e dytë që sipas policisë është e privatizuar  nga të paktën 3 qytetarë, Valteri ka vënë re bimët narkotike dhe materialet e tjera të jashtëligjshme,

Ish ligjvënësi menjëherë më pas ka telefonuar ministrin e brendshëm Ervin Hoxha  dhe ky i fundit ka lajmëruar drejtorin e përgjithshëm të policisë Ilir Prodën.

Më pas komisariati nr 2 në Tiranë,  të mbështetur edhe nga antidroga janë futur brenda këtyre ambienteve ku kanë zbuluar laboratorin e kanabisit.

Ndërkohë agjencia e mbikëqyrjes policore ka nis hetimet,  pasi ka dyshime se efektivë të policisë të cilët monitorojnë zonën mund të kishin dijeni ose jo për këtë aktivitet kriminal. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›