E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dënuar me mbi 4 vite burg për plagosje me armë, ekstradohet nga Anglia në Shqipëri 29-vjeçari (EMRI)

Ledio Hysa, 29 vjeç është ekstraduar ditën e sotme nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

I riu është dënuar nga Gjykata e Elbasanit tnë vitin 2019 me 4 vite e 8 muaj burg, për plagosjen e një personi me armë zjarri.

Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K.

“Interpol Tirana

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.  

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.  

Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K“, njofton policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›