I dënuar në Itali për prostitucion, sekuestrohen pasuritë me vlerë rreth 287 mijë euro të 53-vjeçari

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e 4 pasurive me vlerë rreth 287 mijë euro të 53-vjeçarit Artan Leka, i cili është i dënuar në Itali për prostitucion.
53-vjeçari është dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.
Pas një hetimi pasuror u vendos sekuestrimi i 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të Artan Lekës.
4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/