E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dënuar në Itali për trafikun e 100 kg kokaine dhe pengmarrje, kapet në Shëngjin me qëllim ekstradimin 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin në Itali ku pritet të vuaj dënimin për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ndaj 39-vjeçarit Ardian Sufaj është caktuar masa “arrest me burg” nga gjykata italiane më 18.05.2023 për  “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, 39-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Grupi u zbulua në sajë të infiltrimit të një agjenti, ndërsa pjesë e tij ishin disa shtetas shqiptarë. Anija u nis më 20 nëntor, por dërgesa e drogës nuk arriti kurrë te marrësit, çka solli dhe rrëmbimin e një shtetasi Italiani, i cili u lirua nga ndërhyrja e policisë.

 Më datë 18 maj 2023 autoritetet gjyqësore në Genova caktuan ndaj Ardian Sufajt masën e arrestit me burg ,I akuzuar si kreu I organizatës.

Janë në total 9 urdhër arreste për këtë veprimtari kriminale, mes tyre për shqiptarët, Andiol Xhindoli, Andrea Vasaj dhe Hane Sufaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›