Tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit, Blinken vizitë në Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është nisur drejt Kinës në një udhëtim diplomatik me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve të përshkallëzuara mes Pekinit dhe Uashingtonit, që kanë krijuar shqetësim në mbarë botën.
Vizita e Blikën në Kinë, vjen pas asaj që u anullua në muajin Shkurt, pasi një balonë kineze e dyshuar për spiunazh, fluturoi mbi territorin e Shteteve të Bashkuara.
Zoti Blinken është zyrtari më i lartë që viziton Kinën që kur presidenti Joe Biden mori detyrën. Kjo është vizita e parë pas 5 vjetësh në Kinë nga një sekretar amerikan shteti.
Pritshmëritë për ndonjë përparim të rëndësishëm për çështjet shqetësuese me të cilat përballen dy ekonomitë më të mëdha të planetit janë të pakta, pasi marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar në vitet e fundit.
Mosmarrëveshjet dhe akuzat janë përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme për një sërë çështjet që kanë pasoja tek siguria dhe qëndrueshmëria globale.
Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm kinëz dhe me presidentin kinez Xi Jinping të hënën.
Lista e mosmarrëveshjeve dhe pikave të mundshme të konfliktit është e gjatë: duke filluar nga tregtia me Tajvanin, gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë dhe në Hong Kong, si dhe rritja e aktivitetit ushtarak kinez në Detin e Kinës Jugore, dhe deri te lufta e Rusisë në Ukrainë.
Gazetare: Teuta Shamku
/ rtsh /