E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim monedhash, kapet në Tiranë 36-vjeçari, pritet ekstradimi

Policia e Shtetit

Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 73”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Ndërkaq, ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›