E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar në SHBA për tregti armësh me Korenë e Veriut, biznesmeni ndërtoi rrjet kompanish në Republikën Sërpska

Shtetasi i Bosnje e Hercegovinës, Sasha Micev, i dënuar në Shtetet e Bashkuara për tentim ndërmjetësimi në blerjen e raketave nga Koreja e Veriut, për vite me radhë ndërtoi një rrjet kompanish në Bosnje, sipas Radio Evropa e Lirë (REL).

Micev u dënua me pesë vjet burgim, ndërsa prokurorët amerikanë e përshkruan atë si tregtar ndërkombëtar të armëve.

Gjatë dekadës së fundit, ai regjistroi të paktën tri kompani në Bosnje e Hercegovinë, dy prej të cilave në Banjallukë.

Njëra prej tyre mori pëlqimin e Qeverisë së entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, për prodhimin dhe riparimin e armatimit dhe pajisjeve ushtarake. Megjithatë, nuk dihet nëse ajo siguroi edhe lejet e nevojshme nga institucionet shtetërore.

Partneri i biznesit i Micevit në Bosnje e Hercegovinë ishte shtetasi amerikan Douglas Enrique Rios, me origjinë nga El Salvadori, i cili është i lidhur me disa kompani amerikane në sektorin e municionit dhe industrisë së mbrojtjes.

Dokumentet gjyqësore amerikane, sipas REL-i kishte qasje, tregojnë se Rios ishte i përfshirë edhe në disa procese gjyqësore që lidhen me industrinë e armëve të zjarrit.

Micev u arrestua në janar të vitit 2023 në Aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork dhe qëndroi në paraburgim në SHBA deri në shpalljen e aktgjykimit, në shtator të vitit 2026.

Pasi e pranoi fajësinë, ai u dënua për shkeljen e ligjeve amerikane dhe sanksioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut, duke tentuar të ndërmjetësonte shitjen e sistemeve kundërajrore raketore, SA-18 Igla, nga ky shtet.

Sipas një dokumenti gjyqësor, Micev pranoi të dëbohej nga SHBA-ja pas vuajtjes së dënimit.

Lajme të Sugjeruara

Kurti: Jam i habitur si Vetëvendosja u lidh me protestat në Shqipëri, ne jemi forcë qeverisëse

Kurti: Jam i habitur si Vetëvendosja u lidh me protestat në Shqipëri, ne jemi forcë qeverisëse

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt

Prokuroria në Munih: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani

Prokuroria në Munih: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›