I dënuar për grabitje dhe tentativë vrasjeje në Itali, arrestohet 33-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një 33-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij në Itali, gjatë operacionit të koduar “The Wanted”. Në pranga përfundoi Erjon Mera, 33 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit të Napolit me 8 vjet e 6 ditë burgim.
Ai akuzohet për “Grabitje me armë”, ”Vrasje e mbetur në tentative” dhe ”Armëmbajtje pa leje”.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane për ekstradimin e tij në Itali, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.
/rtsh.al/