E Enjte, 5 Nëntor 2026

I dënuar për grup kriminal dhe lëndë narkotike/ Ekstradohet në Itali Gentian Doda

Është ekstraduar nga Shqipëria në Itali, 51-vjeçari nga Durrësi, Dentian Doda.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Milanos me më shumë se 11 vite burg për veprën penale të grupit kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Doda u arrestua në Shqipëri në shkurt të këtij viti.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›