E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar për trafik droge- Kapet në Morinë 38-vjeçari nga Kosova, tentoi të hynte në Shqipëri

Një 38-vjeçar nga Kosova është vendosur në pranga në Morinë pasi u kap teksa po përpiqej të hynte në vendin tonë.

Sipas policisë, 38-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 6 vjet burg në Maqedoninë e Veriut për trafikim të lëndëve narkotike.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Burim Bajrami, 38 vjeç, banues në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve.

Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgim.

Ndërkaq, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›