U përplas me zetorin, ndërron jetë te Trauma 30-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 30-vjeçari i cili u përplas një ditë më parë me mjetin bujqësor në Kotërr të Lezhës.
I riu ishte duke udhëtuar me motoçikletë kur u përplas me mjetin bujqësor, zetor. 30-vjeçari Francesk Mazogaj pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e zetorit Gasper Daija.
/rtsh.al/