E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar për vrasje dhe plagosje, arrestohet 29-vjeçari, fshihej në Belgjikë

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje është arrestuar nga autoritetet në Belgjikë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 29-vjeçari Nasi Hodo, i lindur në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje.

Sipas autoriteteve, Gjykata e Vlorës e kishte dënuar atë në vitin 2019 me 18 vite burgim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, si dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ngjarja për të cilën ai është dënuar daton në korrik të vitit 2017, në fshatin Borsh të Sarandës, ku 29-vjeçari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, vrau me mjet prerës një shtetas dhe plagosi rëndë një tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Ai gjithashtu akuzohet edhe për plagosjen e një shtetasi tjetër.

Aktualisht, autoritetet shqiptare, përmes Interpol Tirana, janë në bashkëpunim me homologët belgë për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

29-vjeçari pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, që është 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›