E Diel, 1 Nëntor 2026

Karakaçi: Qeveria do të subvencionojë transportin publik për rikthimin në normalitet të shërbimit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan në Tiranë, një tryezë me përfaqësues të shoqatave të transportit urban dhe interurban, ku në fokus ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Gjatë takimit u diskutuan vështirësitë me të cilat po përballet sektori i transportit, ndërsa përfaqësuesit e operatorëve paraqitën shqetësimet mbi kostot e rritura dhe ndikimin e tyre në ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Në përfundim të takimit, përmes një postimi në rrjetet sociale ministri  Karakaçi njoftoi se qeveria do të subvencionojë transportin publik, duke rikthyer në normalitet këtë shërbim të domosdoshëm për qytetarët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›