E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dërguari amerikan në prishtinë, Kasanof do takohet me Osmanin, Kurtin dhe opozitën

Pas Serbisë i Dërguari Amerikan për  Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do të  vizitojë Kosovën.

Ai do të pritet pasdite nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani , ndërsa  më pas pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të presidencës, takimi mes Osmanit dhe Kasanof nis në orën 16:00.

Ai do të ketë takime me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›