I derguari i BE-se Lajcak ne Tirane Mbeshtetje Presidentit Topit

Takimi i te derguarit te BE-se Lajcak me presidentin Bamir Topi u fokusua
situaten politike te krijuar se fundmi ne vendin tone ku u nenvizua nevoja dhe rendesia e gjetjes sa me te shpejte te dialogut konstruktiv institucional mes forcave politike dhe zhvillimin e zgjedhjeve te pushtetit vendor ne menyre qe ato te jene sa me demokratike te drejta korrekte sipas standardeve dhe qe rezultatet te pranohen nga te gjitha palet.
Sipas njoftimit zyrtar te Presidences Lajcak dhe Topi ndane te njejtin mendim lidhur me pergatitjen dhe zhvillimin e suksesshem sipas standardeve dhe afateve kushtetuese e ligjore te zgjedhjeve vendore te 8 majit duke nenvizuar domosdoshmerine qe faktoret politike shqiptare te pergatisin se bashku e te realizojne me sukses zgjedhjet vendore te lira te drejta e demokratike.
Respektimi i institucioneve te shtetit i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve eshte shprehje e demokracise dhe e ekuilibrit me nje rendesi te jashtezakonshme per demokracine aktuale dhe te ardhmen europiane te vendit dhe mbare popullit shqiptar citohet te kete thene Lajcak gjate takimit.
Sipas institucionit te Presidences Lajcak e ka vleresuar rolin dhe veprimtarine konstante te Presidentit Topi sidomos mesazhet dhe apelet e tij te perseritura te cilat jane ne sintoni te plote edhe me apelet e Bashkimit Evropian dhe te partnereve nderkombetare per ta vendosur te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe popullit shqiptar mbi interesat partiake dhe individuale cilatdo qofshin ato.
I derguari i posacem i BE-se per krizen politike ne Shqiperi Miroslav Lajcak ndodhet ne Tirane ne vijim te misionit te tij per arritjen e dialogut mes partive politike shqiptare per zgjedhje sipas standardeve nderkombetare.
Lajcak eshte per te treten here ne Shqiperi dhe njesoj si edhe ne vizitat e tjera do te takohet me kreret e shtetit dhe liderin e opozites. Takimi i pare i Lajcak ishte ai me Presidentin e republikes Bamir Topi takim i cili zgjati per rreth nje ore dhe u zhvillua ne ambientet e Presidences.
Ne vijim te takimeve te tij Lajcak do te takohet me kryeministrin Berisha dhe me pas me liderin e opozites Edi Rama. Mesohet se Lajcak do te zhvilloje edhe nje takim me kreun e KQZ-se Arben Ristani.