E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari i Gedafit mbërrin në Maltë

I dërguari i Gedafit mbërriti në Maltë mbrëmjen e së hënës ku zhvilloi një takim me kryeministrin vendas, Laurence Gonzi.

Nuk bëhen publike detajet e vizitës së zv/ministrit të Jashtëm libian, Abdelati al Obeidi në Valeta, por mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ka ndërmarrë një tur diplomatik në përpjekje për të shpëtuar Gedafin dhe regjimin e tij.

Obeidi më herët vizitoi Turqinë e Greqinë, ku pati takime me kryeministrat respektivë në Ankara e Athinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›