Luftime të reja në Bregun e Fildishtë

Luftime të reja ka pasur në Abixhan, qyteti kryesor i Bregut të Fildishtë. Luftimet janë zhvilluar mes forcave të presidentit të pranuar ndërkombëtarisht Alasane Ouatara dhe presidentit në largim Lorent Gbagbo. Ky i fundit nuk pranon të largohet nga posti megjithë humbjen në zgjedhje.
Të hënën mbështetësit e Ouatarës thanë se kanë marrë kontrollin e rezidencës së Gbagbos në Abixhan, por lajmi nuk mund të konfirmohet.
Forcat e OKB-së në bashkëpunim me helikopterët francezë kanë sulmuar trupat e Gbagbos, pasi trupat e këtij të fundit kanë vënë disa herë në shënjestër personelin e Kombeve të Bashkuara dhe civilët.