I dërguari i OKB-së, Brahimi brenda disa ditësh në Siri

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi, e ka filluar sot atë që ai e cilësoi si mision “shumë të vështirë” për arritjen e paqes në Siri.
Duke folur para gazetarëve në Kajro të Egjiptit, ai tha se do të udhëtojë në Damask “breda pak ditësh”, por nuk ishte i sigurt nëse do të takohej apo jo me presidentin Bashar al-Asad.
“E kuptoj se ky është mision shumë i vështirë, por mendoj se nuk është e drejtë imja të refuzoj që popullit sirian t`i japë çfarëdo ndihme që mundem”, tha Brahimi.
Ai arriti në Kajro mbrëmë vonë, në udhëtimin e tij të parë prej se u emërua i dërguar ndërkombëtar për Sirinë, në të cilin përfshihen takime me anëtarët e Ligës Arabe, me personalitetet opozitare siriane dhe me presidentin e Egjiptit, Muhamed Morsi.