E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet ndaj kurdëve, Turqia i sulmoi nga ajri bazat e kryenmgritësve

Forcat e armatosura të Turqisë bënë të ditur se me aeroplanë i kanë bombarduar bazat e kryengritësve kurdë në pjesën veriore të Irakut, gjatë operacionit katërdor, i cili përfundoi dje. Ushtria turke tha se 25 pjesëtarë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK) janë vrarë gjatë operacionit.

Më tej, ushtria turke tha se nga luftimet e ushtarëve të Turqisë me kryengritësit kurdë, këtë vit, janë vrarë 461 persona, përfshirë 88 ushtarë, në pothuajse 1 mijë operacione të ushtrisë, në pjesën juglindore të Turqisë, që është e banuar me popullatë shumicë kurde.

PPK-ja nga Turqia dhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, konsiderohet grup terrorist, i cili e ka filluar kryengritjen në vitin 1984. Gjatë këtij konflikti janë vrarë rreth 45 mijë persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›