E Diel, 1 Nëntor 2026

I dërguari i SHBA për dialogun: Duam nga Kosova Asociacionin, pa shkelur Kushtetutën! Zhbëjmë atë që Serbia po bën sot në Veri

I dërguari i SHBA për dialogun: Duam nga Kosova Asociacionin, pa

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për atë se çfarë vendi i tij po bën në raport me pesë shtetet që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Një nga gjërat që këto pesë vende kanë kërkuar është implementimi i plotë i marrëveshjes bilaterale. Për disa arritja e një marrëveshje finale luan rol krucial për synimet e tyre politike. Për t’i hapë rrugë këtij presioni ne duhet të shohim implementim. Dhe nga ana e Kosovës, njerëzit presin që Kosova të implementojë Asociacionin”, ka thënë Escobar.

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-të e kanë përsëritur që janë për një model që nuk shkel rregullat evropiane, Kushtetutën e Kosovës apo që prish funksionalitetin e vendit.

“Qëndrimi ynë është që Asociacioni është obligim ligjor ekzistues. E kemi përsëritur që do të ndihmojmë Kosovën për një model që s’është kundër rregullave evropiane apo kundër Kushtetutës së Kosovës apo funksionalitetin”, ka vijuar më tej Gabriel Escobar.

“Duam ta shfrytëzojmë Asociacionin që ta zhbëjmë atë që Serbia po e bën sot me veriun dhe që ta fusim brenda strukturës së Kosovës, që e kontrollon dhe që është nën ligjet e Kosovës", është shprehur i dërguari i posaçëm i SHBA.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›