E Diel, 1 Nëntor 2026

I dërguari i Trump takohet me familjet e pengjeve në Tel Aviv: Plani nuk është të zgjerohet lufta, por t’i jepet fund asaj

I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme,  Steve Witkoff, ditën e sotme u takua në Tel Aviv me familjarët e pengjeve të mbajtur nga Hamasi.

Familjarët ngritën një kamp me tela me gjemba për të treguar gjendjen e vështirë të robërve të mbetur në duart e grupit palestinez.

Witkoff u tha familjeve të pengjeve se shumica e izraelitëve dhe banorëve të Gazës duan që pengjet e mbajtura nga Hamasi të kthehen.

ויטקוף הגיע לכיכר.@SteveWitkoff Help! pic.twitter.com/LiVkQlvGgD

— סשימי תבורי ????️✊ (@Guitaryahu) August 2, 2025

“Shumica e izraelitëve duan që pengjet të kthehen në shtëpi dhe shumica e qytetarëve të Gazës dëshiron kthimin e pengjeve sepse duan rehabilitimin e Rripit të Gazës”, u tha ai familjeve në “Sheshin e Pengjeve”.

“Nuk ka fitore pa i sjellë të gjithë në shtëpi”, shtoi ai.

“Plani nuk është zgjerimi i luftës, por përfundimi i saj”, theksoi Witkoff, duke shtuar se bisedimet tani duhet të përqendrohen në përfundimin e luftës dhe kthimin në shtëpi të të gjithë pengjeve, në vend të një marrëveshjeje të pjesshme.

Sipas Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, takimi vazhdoi për gati tre orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›