E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, mbërrin në Rusi, do të takohet me Putinin për Ukrainën

I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, ka mbërritur në Rusi, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Po, unë konfirmoj se ai ka mbërritur vërtet”, u tha ai gazetarëve.

Peskov shtoi se Kremlini do të jepte informacion në kohën e duhur nëse presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillonte një takim me Witkoff.

Mediat ruse raportojnë se i dërguari i Trump, Steve Witkoff do të takohet me Putinin për bisedimet për Ukrainën.

Në raportet e kryera nga Reuters nga agjencitë ruse, Ria dhe Interfax, Kremlini citohet gjithashtu të ketë thënë se dyshja do të flasin për Ukrainën dhe “mund të diskutojnë takimin e Putinit me Trump”.

Por gjithashtu një paralajmërim se “Vizita e Witkoff në Rusi nuk mund të quhet e rëndësishme, nuk duhet të priten përparime”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›