Kallas: 23 mld euro për Ukrainën gjatë 2025-s

Bashkimi Evropian do të akordojë më shumë se 23 miliardë euro ndihmë për Ukrainën përgjatë këtij viti. Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme Kaja Kallas.
“Këtë vit do të akordohen mbi 23 miliardë euro”, shkroi Kallas në ‘X’.
Kallas vuri në dukje se vitin e kaluar Bashkimin Evropian dhe vendet e saj anëtare e mbështetën Ukrainën me 20 miliardë euro.
“Ne tashmë po bëjmë më shumë – dhe mund të shkojmë edhe më tej”, theksoi ajo.
Ndërkaq, një ditë më parë, Kallas deklaroi se për Ukrainën po diskutohet edhe “formati i misionit të monitorimit nëse do të jetë mision paqeruajtës, mision sigurie ose një mision mbrojtës”.
Sipas Kallas, vendet tani po përpiqen të kuptojnë se çfarë mund të bëjnë secila prej tyre. Ajo theksoi gjithashtu se vendet duhet të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë misionet e BE-së.
“Deri më tani, ne kemi arritur të ruajmë mandatin dhe në të njëjtën kohë të azhurnojmë misionin në përputhje me nevojat e Ukrainës. Pala ukrainase siguron vazhdimisht reagime: kjo funksionon, kjo nuk e ndryshon këtë. Dhe ne mund ta bëjmë këtë, dhe, natyrisht, gjithashtu të diskutojmë këto çështje”, vuri në dukje Kallas.
Për më tepër, tha ajo, vendet po përpiqen të marrin mbështetje edhe nga Shtetet e Bashkuara.
“Është në interes të Shteteve të Bashkuara që ka stabilitet dhe paqe në Evropë, sepse ajo që po ndodh në Ukrainë dhe si përfundon kjo luftë ndikon gjithashtu në rajone të tjera të sigurisë – për shembull, Azi-Paqësori. Prandaj, kjo është gjithashtu në interesin e tyre”, u shpreh ajo.
/rtsh.al/