E Shtunë, 31 Tetor 2026

I drejtohet bosit "Mos e shit Lampardin'

Përkrahja për Frank Lampard vazhdon të jetë prezente te tifozët e Chelseat. Sot në stadiumin e Evertonit janë dëgjuar këngë në thirrje që të Chelsea mos të e largoj mesfushorin legjendar të bluve, Frank Lampard.

Shembull i përkrahjes së Lampard për qëndrimin e tij ishte edhe mbishkrimi i një vajze që mbante në duar.

"I nderuar Abramovich. Mos e lë që të shkojë Super Frank" ishte shkrimi që mbante tifozja angleze.

Ishte pikërisht Lampard ai që shënoj dy golat e fitores së Chelseat në ndeshjen ndaj Everton, ndeshje e cila sipas disa zërave mund të ketë qenë e fundit për të te Chelsea./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›