E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dyshuar për trafik droge e dekonspirim të operacioneve, AMP arreston efektivin e policisë

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar punonjësin e policisë A.R, ndaj të cilit gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas AMP në kohën e regjistrimit të këtij procedimi penal, A.R, ishte me detyrë agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht është punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër.

AMP thotë se nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për dekonspirim të aksioneve të policisë; përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve; dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit; kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›