E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UKRAINË – Ekspertët ushtarakë paralajmërojnë për katastrofë në Kurakhove

KIEV, 11 nëntor /ATSH-DPA/ Në kuadër të sulmeve intensive ruse në Kurakhove në Ukrainën lindore, një katastrofë kërcënon mbrojtësit, raportoi sot kanali ushtarak ukrainas “Deep State”, i lidhur me qeverinë.

“Thuhet se qyteti tashmë është i rrethuar nga të treja anët. Ndërkohë, njësitë ruse po përpiqen të ndërpresin dhe të rrethojnë ushtrinë ukrainase të vendosur atje”, thanë ekspertët ushtarakë.

Situata e trupave ukrainase në rajonin e Donetskut është përkeqësuar me shpejtësi që nga fillimi i gushtit.

Në këtë sektor të frontit, ushtria ruse jo vetëm që po avancon në Kurakhove,  tashmë të dëmtuar rëndë, por gjithashtu i është afruar në mënyrë alarmante qendrës së transportit në Pokrovsk.

“Gjatë luftimeve të ashpra në Kurakhove, një digë në Stari Terny u shkatërrua nga rusët”, sipas raporteve zyrtare të Ukrainës.

Në rrjedhën e poshtme, niveli i ujit të Vovcha thuhet se është rritur me më shumë se 1 metër.

Pala ruse, megjithatë, fajësoi ukrainasit për shkatërrimin, duke sugjeruar se ndoshta kishte për qëllim të pengonte avancimin e njësive ruse.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›