E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje fjalim i pazakonte - Papa Benedikti i XVI-te foli ne parlamentin gjerman

Nje Pape para parlamentit gjerman kjo nuk ka ndodhur kurre me pare. Ne parlament zakonisht flitet160 per opinionin publik. Por Benedikti XVI. iu drejtua vete deputeteve duke marre parasysh se shume njerez para televizoreve nuk do te ishin ne gjendje ta ndiqnin ate.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Papa gjate meshes ne stadiumin olimpik te BerlinitNuk ishte vetem lende e rende filozofike ajo qe Papa kishte per tu thene perfaqesesve te popullit gjerman e veshtire edhe per shume deputete sic pohuan duke dale nga salla. Ai u foli atyre per ate qe eshte detyra e tyre dmth

Politika duhet te beje perpjekje per te sjelle drejtesi dhe ne kete menyre te krijoje parakushtet per paqe. Natyrisht nje politikan do te kerkoje suksesin pa te cilin as qe do te kishte mundesine e karrieres politike. Por suksesi eshte sekondar ne raport me kriterin e drejtesise deshiren per te qene i drejte dhe te kuptuarit e se drejtes.

Por qe te ben te shtrosh pyetjen Si mund ta dini se cfare eshte e drejte

Ketu profesori ne petkun e Papes hyri thelle ne filozofine ligjore evropiane. Ai kujtoi bashkimin e ligjit grek dhe romak ne teorine e ligjit natyral qe i sheh themelet e ligjit jashte lirise se njeriut per te vendosur. Kjo doktrine e ligjit natyral eshte pervetesuar nga krishterimi i hershem dhe eshte lidhur me besimin hebraik tek Zoti.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Papa Benedikti i XVI-te gjate fjalimit ne Bundestag Qe aty Benedikti kaloi fillin ne mesjeten evropiane ne iluminizmin ne kushtetuten gjermane me dinjitetin e njeriut te garantuar ne te dhe me deklaraten nderkombetare te te drejtave te njeriut. Per te konstatuar pastaj nje shkeputje dramatike nga kjo tradite ne gjysmen e fundit te shekullit te kaluar per te cilen ndoshta nuk ishin te vetedijshem asnje nga degjuesit. Ne vend te ligjit natyral ka hyre nje koncept natyral qe i shprehur ne menyre te thjeshtuar njeh vetem shkakun dhe pasojen.

Nje koncept pozitivist per natyren qe e kupton natyren si thjesht funksionale sic e njeh ate shkenca nuk mund te jete ure per tek etika dhe ligji por nga ana tjeter do te prodhoje vetem pergjigje funksionale.

Se cfare donte te thoshte me kete kreu i Kishes Katolike eshte e qarte Evropa po humbet themelet e saj shpirterore te cilat kane krijuar idete e dinjitetit njerezor dhe te drejtave te njeriut. Por Benedikti sheh edhe shprese - dhe permend lindjen e levizjes ekologjiste ne vitet shtatedhjete. .

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike Te rinjte ishin bere te vetedijshem se dicka ne marredheniet tona me natyren nuk eshte ne rregull se materia nuk eshte material per te bere dicka me te por qe toka mban ne vetvete dinjitetin e saj dhe ne duhet te ndjekim udhezimet e saj.

Dhe pastaj ai u tha ne fytyre jo vetem te Gjelberve krejtesisht te befasuar por te gjithe deputeteve se njeriu nuk eshte vetem mendje dhe vullnet por edhe natyre. Dhe se kjo ne gjetjen e drejtesise pra ne pyetjen Si mund te dini se cfare eshte e drejte nuk duhet te lihet menjane. Pa permendur ceshtjen e kerkimeve ne qelizat embrionale dhe te drejten per te abortuar secili ne salle e merrte me mend se cfare donte te thoshte Papa. Pavaresisht nga ky paralajmerim i pakamufluar Benedikti XVI. u duartrokit ne fund nga deputetet e te gjitha fraksioneve te ngritur ne kembe.

160

Autor Peter Sttzle / Angjelina Verbica

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›